
Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është shfaqur shumë i zhgënjyer pas eleminit nga Salzburg në Champions League. Zhgënjimi i Hoxhës vjen nga fakti që Salzburgu nuk u kualifikua për meritë të tij, por për gafa të Partizanit.
"Ky eleminim djeg shumë sepse nuk i dhamë asnjë shans Salzburgut që të na vinte në vështirësi. Të dy golat erdhëm për gabime individuale dhe për fat të keq në të dy rastet gaboi Atanda", ka thënë kapiteni Hoxha në një prononcim për gazetëm "Panorama Sport".
Për Hoxhën dy ndeshjet e ardhshme në play-off të Europa League mund të jenë të fundit me fanellën e Partizanit, pasi portieri i kombëtares shqiptare është vënë në qendër të vëmendjes nga disa klube të huaja, kryesisht nga Seria A, të cilat mund t'i paraqiten të kuqve me ofertë zyrtare.