
Partizani fitoi trofeun e parë për këtë sezon duke përmbysur Kukësin me rezultatin 4-2. Në fund të ndeshjes disa nga protagonistët e takimit folëm për "RTSH Sport". Kapiteni Hoxha, autori i golit, Mala dhe sulmuesi Bardhi u shprehen se ky ishte një trofe i rëndësishëm për të nisur sezonin e ri.
Hoxha:Të fitosh trofe ështrë ndjesi e bukur. Edhe vjet e nisëm më kupën paskuçi, por edhe pse nuk ishte me vlerë, por në fund fituam titullin. E nisëm mirë ndeshjen, por ndjemë lodhjen dhe humbën përqendrimin, por rikuperuam shpejt. Kemi bërë një ndeshje të mirë sot dhe në Kupat e Europës dhe shpresoj që të bëjmë ndeshje të tilla dhe në kampionat.
Mala: E nisëm mirë sezonin aty ku e lamë me trofe. Golin i dedikoj të gjithë atyre që më mbvështesin.
Bardhi: Vjet e nisëm me trofe dhe këtë vit e nisëm sërish me trofe. Bëmë një ndeshje të mirë jam i lumtur që jam rikthyer në fushë pasi kam munguar në disa të tilla.