Partizani dhe Kastrioti do të ndeshen sot në 13:45 në "Selman Stërmasi". Dueli mes skuadrave do të vërë përballë dy nga portierët më me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar. Isli Hidi do tregojë edhe njëherë se pavarësisht moshës është në gjendje të sfidojë Alban Hoxhën.
Për Partizanin edhe në këtë ndeshje do të mungojë trajneri Ilir Daja, ndërsa grupi i futbollistëve është i plotë dhe do të drejtohet nga dyshja Pollozhani - Kalari. Nga ana tjetër, krutanët kanë treguar se janë skuadra për t'u mundur, duke bërë mirë në fazën e parë. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 2-1 për Kastriotin.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Broja, Kote, Asani (Cara), Bardhi, Solomon
Kastrioti: Hidi, Husein, Bojom, Çela, Rami, Mehmeti, Okebugu, Bardhi, Morales, Prodani, De Silva
