[caption id="attachment_9127" align="alignleft" width="300"] Hoteli ku janë të akomoduar lojtarët anglezë[/caption]
Djemtë e përfaqëuese angleze janë ndeshur me një ngjarje të pazakontë. Teksa janë të stacionuar në Francë në kuadër të Europianit, ata kanë mësuar për hotelin ku janë të akomoduar disa lajme jo të mira.
Mediat e huaja shkruajnë: “Ai dhe futbollistët thonë se ndihem shumë mirë në hotel, përveç disa zhurmave që dëgjojnë gjatë natës. Me siguri, për momentin anglezët i tremb fantazma e shefit se sa Islanda, kundërshtarja e radhës në 1/8-at e Europianit”.
Hoteli në të cilin është akomoduar ekipi britanik ka një histori 400 vjeçare. Në kohën e Luigjit të XIV, shefit të kuzhinës Francois Vatel i shkoi keq gjatë një shërbimi në menunë e tij dhe më pas vrau veten. Mediat e huaja shkruajnë se fantazma e tij ndodhet ende në atë hotel dhe ky duket se është
shkaku i zhurmave gjatë natës në hotelin “L’Auberge du Jeu de Paume”.