Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hoqi dorë nga Liga Profesioniste, Libohova në FSHF Cup: Sektori amator jetik në masivizimin e futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Hoqi dorë nga Liga Profesioniste, Libohova në FSHF Cup: Sektori amator

Ka filluar mbrëmjen e djeshme FSHF Cup, kompeticioni më i ri që organizon sektori i futbollit amator në Federatën e Futbollit. Ky kompeticion për skuadrat që garojnë me nga 9 lojtarë, përmbledh 32 skuadra të cilat do të përballen ndërmjet tyre me sistem eliminimi direkt.

Në ceremoninë hapëse të kësaj Kupe që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ka qënë i pranishëm edhe Zëvëndës Presidenti i FSHF, Edvin Libohova, i cili theksoi rëndësinë e vëmëndjen që institucioni i futbollit në Shqipëri i jep sektorit amator, i cili ka një rol jetik për masivizimin e sportit më të dashur për shqiptarët.

"Sot (dje) filloi një tjetër veprimtari e futbollit amator, FSHF Cup, një kompeticion që luan 9 kundër 9. Ky kompeticion zhvillohet për herë të parë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në të marrin pjesë 32 skuadra, kryesisht nga Tirana por dhe nga qytete të tjera. Kjo kupë vjen si vazhdimësi e nismave të Federatës për të mbështetur futbollin amator, duke parë që tani ka filluar kampionati 5 me 5.

Po zhvillohen me sukses kampionatet e moshave, kampionatet e femrave dhe ky është aktiviteti më i ri që i shtohet gjithë kurorës së veprimtarive të FSHF-së, në kuadër të masivizimit të futbollit me qëllim përfshirjen sa më shumë të brezit të ri por pa përjashtuar këtu edhe ato më në moshë. Kjo garë do të shtrihet në dy muaj.

Duhet të theksoj se kërkesat kanë qënë të shumta por mundësinë kanë qënë për 32 skuadra. Duke parë interesimin sigurisht që do të ketë edhe aktivitete të tjera të këtij lloji. I uroj suksese kompeticionit dhe skuadrave që janë sot këtu, le të fitojë më i miri dhe le të jetë ky sinjali i parë i veprimtarive të tjera që i shtohen futbollit amator", tha zëvendëspresidenti i FSHF-së. Kujtojmë se dje Libohova u tërhoq nga kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga