Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hollandë, Van Gaal: Di Maria më quajti trajnerin më të keq? Edhe Depay ishte në Manchester por tani puthemi në buzë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Hollandë, Van Gaal: Di Maria më quajti trajnerin më të keq?
Hollanda do të përballet ditën e nesërme me Argjentinën në orën 20:00 për çerek-finalet e Botërorit. Dy ekipet do të përplasin brirët për të vazhduar ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës. Sfida ka edhe histori interesante brenda pasi sulmuesi i Argjentinës është shprehur dikur për Van Gaal si trajneri më i keq në karrierën e tij. Van Gaal dhe Di Maria kanë qenë sëbashku në Manchester United në vitin 2015 kur argjentinasi la Real Madrid për Anglinë. Në konferencën e shtypit para ndeshjes, trajneri Van Gaal, i shoqëruar nga Depay, një tjetër ish i United, ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij. “"Më vjen shumë keq që Ángel di María dikur tha se unë jam trajneri më i keq që ka pasur ndonjëherë. Këtu pranë meje ulet Memphis. Ai ishte gjithashtu në Manchester. Dhe tani ne puthemi në buzë. Nuk do ta bëjmë por kështu shkon puna në futboll”.” Kjo përgjigje kapi në befasi edhe vetë lojtarin që nuk i mbajti të qeshurat.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga