Nëse ka një mungesë të madhe ky Europian ajo është padyshim skuadra e Hollandës. Klasi, shpirti dhe loja e bukur e tyre i munguan shumë këtij Europiani. Nuk arritën dot të kalonin fazën e grupeve të eleminatoreve dhe u detyruan t’i ndjekin nga shtëpia skuadrat e tjera.
Mungon Hollanda, mungojnë dhe emra të veçantë lojtarësh klasi, njëri prej të cilëve është padyshim Arjen Robben. Po hollandezi duket i qetë dhe tashmë ka vetëm një dëshirë, shpreson që Gjermania e Lëv të kualifikohet përballë Francës.
“Do kryqëzoj gishtat për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Francës. Mendoj se do jetë një ndeshje 50 me 50. Francezët janë pak më favorit, pasi luajnë në shtëpinë e tyre, por djemtë mund t’ia dalin dhe të arrijnë finalen”, ka thënë Robben për ndeshjen e nesërme.
Një tifoz më shumë për gjermanët, madje tifoz shumë i veçantë pasi në një të shkuar jo shumë të largët ka qenë kundërshtari i tyre në fushën e lojës.