Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HISTORIKE/ Shqiptarët "lënë nam" në futboll, 11 skuadra kuqezi në kompeticionet evropiane (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Shqiptarët "lënë nam" në futboll, 11

Edicioni i ri në Champions League dhe Conference Leagur do shohë 11 skuadra shqiptare. 4 skuadra nga Shqipëria, 3 nga Kosova, 3 nga Maqedonia e Veriut dhe 1 nga Mali i Zi do jenë në garë për paraqitje dinjitoze.

Në Superligën shqiptare ende nuk janë caktuar skuadrat, teksa gara do jetë e ethshme deri në javën e fundit ndërsa sot zhvillohet java e 33-të. Kujtojmë se vendi i parë luan në turin e dytë kualifikues të Champions League, ndërsa tre vendet e tjera në Conference League, kompeticionin e ri të UEFA.

Situatë e njëjtë edhe në Kosovë, teksa janë tre skuadra që marrin pjesë në Europë. Me Prishtinën që ka marshuar drejt titullit, do duhet të përcaktohen dy skuadrat e tjera për garën evropiane. Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, do jenë tre skuadra të shqiptarëve që do jenë në Evropë. Kampionët e Shkëndijës në garën Champions, teksa Shkupi dhe Struga do provojnë fatin në Conference League.

Në Malin e Zi, Decic nga Tuzi do jetë në Conference League, me skuadrën që u rendit e dyta në kampionatin malazez. Plot 11 skuadra shqiptare do përfitojnë edhe bonuset përkatëse nga UEFA, teksa pritet që klubet të kenë anë të shëndoshë financiare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga