Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HISTORIA/ Përvetësimi i ish-kompleksit "Partizani", si ish-kryeministri Sali Berisha ndryshoi ligjet dhe çoi ekipin në Kategorinë e Tretë prej dhëndrit Jamarbër Malltezi

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIA/ Përvetësimi i ish-kompleksit "Partizani", si

Ish-kompleksi i Partizanit që dikur ndodhej në rrugën "Frosinone Plaku", pranë zonës së "21-dhjetorit" tashmë është thjesht një kujtim i bukur për të gjithë tifozët dhe ata që kanë derdhur djersë për këtë fanelë. Top-Channel ka bërë një dokumentar investigativ se si u përvetësuan pronat e klubit kryeqytetas nga ish-kryeministri Sali Berisha për llogari të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Në vitet 1995-1999, familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga kërkuan rikthimin e pronës së tyre që kapte sipërfaqen e plot 9260 metër katror. Ndërkohë nga trashëgimia e familjes Begeja, dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi si nip i tyre përfitonte 1/64-tën e truallit, konkretisht 144 metër katror, që ishte krejtësisht e papërfillshme. Këtu nis gjithë zanafilla, sipas Top-Storyt.

Rikthimi i pronës është krejtësisht një akt antiligjor, pasi sipas dokumenteve të disponuara rezulton që në 1940 të gjithë familjet pronare janë dëmshpërblyer. Ata nuk mund të njiheshin më si pronarë, ndaj kthim-kompensimi i pronës në 1999 është tërësisht një vendim nul.

Në 2005 kur në pushtet vjen ish kryeministri Sali Berisha, ku fillojnë sulmet nga Ministria e Mbrojtjes, prej së cilës Partizani ishte e varur. Në 2006-tën, Malltezi përmes një prokure noteriale bëhet përfaqësues i këtij trualli, ku i jepej e drejta të lidhte marrëveshje me kompani ndërtimi duke vënë në shërbim të tyre truallin. Shpërblimi tij do të ishte me një përqindje prej 5 përqind të gjithë kapitalit, që sipas Top-Storyt më vonë kthehet në përfituesin kryesor.

Isa Tare, ish drejtor shumësportësh:

"Ka qenë i drejtpërdrejtë interesimi nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha. Ai e donte sepse ishte në lojë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Kam shumë kujtime, por u shuajtën gjitha kujtime. Jetën e gjakun e gjitha aty i kam. Italianët kur e kanë marrë pronën ku më pas u bë kompleksi i Partizanit e kanë blerë. Dokumentet janë në Firence. Në 2005 për të bërë siç donin, më hoqën nga drejtimi i klubit në mënyrë të dhunshme. Kisha shumë vite aty. Ka qenë një ligj që më parë ambientet sportive nuk privatizoheshin. Pas ardhje së Berishës në pushtet, i kthyen gjithçka siç donin".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga