
Laçi ka udhëtuar në Durrës për të sfiduar Erzenin. Një takim që do të luhet ditën e sotme në orën 13:00 në “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e fundit dhe ndaj njëra-tjetrës do të synojnë vetëm fitoren.
Shijakasit bëhen “top” para këtij dueli, pasi Xhevahir Kapllanit i rikthehen 3 lojtarë mjaft të rëndësishëm. Sadiki, Iljazi dhe Mehmeti shtojnë forcën e “hirushes” së kampionëtit.
Ndërkohë nga krahu tjetër Gentian Mezani ka dilema nga mbrojtja në sulm për titullarët. Rezultatet në javët e fundit kanë bërë që trajneri të mendojë të ndryshojë disa nga titullarët.
Formacionet e mundshme:
Erzeni: Xhika, Iljazi, Enk, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kriviçiç, Kahrimanovic (Alan), Ademi, Kadriu, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani.
Laçi: Selmani, Duka (Roganovic), Velkovski, Turkaj, Ziko, Manellari, Babatunde (Bajramaj), Ujka, Spahiu, Guindo (Mazrekaj), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani