
Laçi mbeti jashtë zonës Europiane edhe pse arriti të fitonte 3-0 ndaj Kastriotit në sfidën e sotme. Pas ndeshjes është shfaqur mjaft i keqardhur zv.trajneri Klevis Hima, i cili u kërkon falje tifozët që ky vit shkoi kështu.
“Është një keqardhje shumë e madhe. Kishim disa vite radhazi në Europë. Kishim bërë disa hapa të mirë sa i përket Europës. Duhet t’i kërkojmë falje presidencës, tifozët, pasi mund ta quajmë një vit të dështuar.
Shpresojmë që vitin tjetër Laçi të jetë aty ku i takon dhe ku ka investuar gjithë këto vite dhe ka dhënë tonin kampionatit shqiptar për garat europiane”, nënvizoi Hima.
Poll