Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Heroi i Teutës, Jurgen GOXHAJ: E përshëndes nga ekrani atë që nuk më donte të Egnatia, fati është me më të mirët

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i Teutës, Jurgen GOXHAJ: E përshëndes nga ekrani atë

Jurgen Goxhaj i dha fitoren Teutës me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi me kokë. Pas ndeshjes, lojtari dha intervistën e tij për Oversport ku nuk lë pa thumbuar dikë që nuk e donte te Egnatia.

“Fati ishte me mua sot sepse shënova unë, ndonjëherë futbolli është fat dhe ai shkon tek më të mirët, 3-pikëshi ishte shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm.

Doja të rrija tek Egnatia, por dikush në klub nuk e donte Goxhën dhe donin lojtarët e vet, dhe për mendimin tim bëra zgjedhjen më të mirë që erdha tek Teuta dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur këtu ku jam pasi është qyteti im dhe do doja të kisha luajtur më përpara dhe ta kisha provuar këtë ndjesi.

Nuk dua të përmend emra se kush nuk më deshi pasi tani janë në shtëpi duke më ndjekur nga televizori dhe i përshëndes, Jurgen Goxhaj jam”, u shpreh Goxha

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga