
Kosova arriti të barazonte 0-0 ndaj Greqisë në transfertë. Një ndeshje mjaft e mirë e skuadrës së Challandes që krijoi shumë aksione për gola pa mundur të shënoi.
Aron Muric ishte padyshim lojtari më i mirë I ndeshjes. Portieri "dardanë" arriti të priste një penallti në pjesën e parë si dhe shpëtoi shumë raste për shënim që Greqia kishte në këtë takim. Në fund të ndeshjes Muric u shpreh mjaft i kënaqur për paraqitjen e skuadrës si dhe për penalltinë e pritur.
Pritja e penalltisë? "Ishte mirë, nëse është më e mira nuk mund ta di. Ishte shumë e rëndësishme, sidomos për skuadrën. Jam shumë i kënaqur.
Po besoj që në të ardhmen do të qëndrojmë së bashku dhe të jemi më të fortë dhe më të mirë.", tha Muric pas ndeshjes.