Mërgim Mavraj një nga heronjtë e kualifikimit historik që Kombëtarja arriti në Euro 2016, duket se ka një “mesazh” për Sylvinhon. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë që kohët e arta i kaloi krah Lorik Canës, ka bërë një batutë në Instagram.
Me anë të një story ku ka postuar një foto mbi kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë që do të zhvillohet verën e ardhshme, Mavraj e shoqëron me një mesazh për trajnerin brazilian.
“Trajner, do të jem gati dhe në formë deri në verë”, shkruan Mavraj në formë batute. Duket se kjo Kombëtare ka bërë nostaligjik ish-lojtarët dhe të gjithë duan që të jenë pjesë e ekipit të Sylvinhos.
Galeria fotografike ()
Poll