Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Hapje graduale” Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje zyrtare FSHF-së: Kërkojmë bashkëpunimin tuaj për hartimin e protokollit

Shkruar nga NEWSPORT

Qeveria shqiptare i ka kthyer përgjigje zyrtare, FSHF-së. Pas letrës së dërguar nga Federata, tashmë Ministria e Shëndetësisë i përgjijgjet Federatës duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim. Tashmë të dyja palët do të ulen për të disktuar rreth futbollit në Shqipëri.

Hapje e futbollit do të bëhet gradual dhe tashmë është publikuar edhe shkresa zyrtare që Ministria i ka dërguar Federatës.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas stratergjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga