Tirana do të presë Egnatian ditën e dielë në Elbasan Arena në orën 18:00 për javën e 29-të të Superiores. Bardheblutë vijnë me moralin e lartë pas fitores me Kukësin ku morën edhe kreun e klasifikimit. I njëjti mision vlen edhe për Egnatian ku fitorja është detyrim, si në çdo ndeshje.
Trajneri Shehi po përgatit skuadrën në stërvitje me skuadrën që vuan vetëm mungesën e Patrick. Treshja përpara nuk pritet të ndryshojë, me Hasani, Abazaj dhe Haxhiu që do të jetë sërish tredhëmbëshi, kjo për faktin se stoli nuk ofron shumë në këtë repart.
Në mesfushë dhe në mbrojtje Shehi ka një “tufë” lojtarësh gati për të marrë fanellën e titullarit. Paraqitjet e Ardit Hilës në ndeshjet e fundit e kanë future në hall teknikun durrsak i cili duhet të zgjedhë vetëm 2 nga 3 mesfushorë që do të luajnë krah Aleksit.
Në mbrojtje Behiratche pret prej kohësh një fanellë titullari dhe minutat e fundit ndaj Kukësit i kanë dhënë një “ngrohje” muskujsh pas disa shqetësimeve të vogla. Do të ketë balotazh me Lulajn për një fanellë titullari.