
Kukësi më në fund pas dy muajsh arriti të siguronte 3 pikët. Fitorja me Laçin ka rritur moralin te verilindorët, teksa vinin pas 6 ndeshjesh me rezultate negative. Pushimet tashmë mund të shfrytëzohen nga verilindorët për të mbledhur forcat, ndërsa merkatoja e janarit për të rritur konkurencën në skuadër.
Por përpara se të dalim te lëvizjet e para që mund të bëjnë drejtuesit, fillimisht ata duhet të vendosin për të ardhmen e Rrahman Hallaçit, i cili është “shpëtimtari” i kësaj skuadre sa herë që ekipi ndodhet në udhqkryq. Pas largimit të Dobit, trajneri kukësian u gradu prozivisht sa për të shpëtuar anijen nga “mbytja” ndërsa pëqrpara kishte dy duele mjaft të vështira, si Partizani dhe Laçi.
Ish-kapiteni i verilindorëve ka sjell një frymë pozitive në skuadër e cila kulmoi edhe me fitoren ndaj Laçit, ndërsa tashmë pret edhe “babagjyshin” me dhurata. Dhurata e parë që pret me padurim është padiskutim kontrata për të qenë në stolin e skuadrës deri në fund, ndërsa dhurata tjetër ka të bëjë me ndonjë goditje big, në mënyrë që skuadra të kompletohet dhe përforcohet për pjesën tjetër të sezonit. Tashmë topi është në fushë e drejtuesve, Hallaçi punën e tij e bëri, “shpëtoi” anijen nga mbytja!