
Raheem Sterling ishte mungesa e madhe e Anglisë në sfidën kundër Senegalit, mbrëmjen e sotme. Kombëtarja e “Tre Luanëve” befasoi të gjithë me mungesën e yllit të Chelsea-s, që pritej të ishte nga minuta e parë kundër Senegalit.
Mediat britanike rapotojnë që sulmuesi ishte larguar nga grumbullimi, ku është rikrthyer për në shtëpinë e tij, pasi kishte një bastisje në shtëpinë e tij në Surrey.
Përgjegjësit dhe stafi i kombëtres kishte mbajtur çdo gjë larg mediave pasi kanë preferuar që çështja të sqarohet pasi të ishte qetësuar sitauta.
Disa persona të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e sulmuesit mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që familjarët e tij ndodheshin brenda. Sterling, i tronditur nga ky lajm, ka kërkuar që të lërë grumbullimin me kombëtaren në Katar, për t’u gjendur afër fëmijëve të tij.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka bërë të ditur çdo gjë pas fitores 3-0 ndaj Senegalit. Ai ka sqarur situatën ku ndodhej Sterling.
Deklarata:
“Prioriteti për të është të jetë me familjen e tij. Ne do ta mbështesim atë dhe do ta lëmë atë të ketë aq kohë sa i nevojitet. Ai po shkon në shtëpi, dhe nuk dëshiroj që ta vë nën presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja duhet të jetë primare në jetë”.
Kujtojmë që Sterling ka tre fëmijë, vajzën e tij të madhe Melody Rose, si dhe dy djemtë Thiago e Thai.
Mbetet e paqartë nëse ai do të rikthehet me kombëtaren në KATAR, përpara çerekfinales së tyre me Francën të shtunën mbrëma.