
Mario Gjata, sulmuesi i Apolonisë ia ka dalë të shënojë tre gola në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon me Apoloninë. Djaloshi 20 vjeçar, me paraqitjet e tij ka bërë që gjigantët e Kroacisë, Hajduk Split të vihet në lëvizje për të.
Fieraku është pjesë e Kombëtares U20 të Shqipërisë, teksa loja e tij ka ardhur në rritje. Kroatët kanë kërkuar informacion mbi kontratën e 20 vjeçarit, që vlerësohet në treg me 200 mijë euro.
Sirenat e merkatos po bien për sulmuesin, që si shumë lojtarë të Superligës mund të ketë si destinacion për të ardhmen kampionatin kroat.
Poll