
Trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi ka qenë pak minuta më parë para gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku ka folur për ecurinë e Kombëtares dhe planet për grumbullimet e radhës.
Ai është pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp, lidhur me lojtarët që u grumbulluan në Antalia dhe që më pas u larguan sepse ishin të dëmtuar, për të cilët është shprehur: "Para grumbullimit ka disa rregulla, çdo lojtar që është i dëmtuar duhet të paraqitet në Kombëtare me disa letra që tregojnë se është i dëmtuar më pas është fjala e mjekëve që vendos, nëse doktori thotë jo, lojtari kthehet pas. Abrashi ishte një nga këto raste, u prezantua, u bënë kontrollet dhe më pas u dërgua në shtëpi. Latifi erdhi me një letër ku shkruhej 'duhet të rrijë tre javë në shpi', nuk mu duk e menduar mirë dhe e çuam në shtëpi. Strakosha erdhi, pas tre ditësh ndjeu dhimbje, bëmë grafitë, ne bëmë diçka normale, kontrolluam, nuk ishte në formë dhe pas grafisë e lamë të shkojë pa asnjë problem. Kush është i dëmtuar të marrë avionin, të vijë, të bëhen kontrollet dhe të largohet nëse shohim që nuk është i gatshëm, duam korrektësi", ëshët shprehur Panuçi.
I pyetur për problemet që mund të ekzistojnë në Kombëtare, trajneri italian i Kombëtares është shprehur: "Probleme ka, por jemi munduar ti zgjidhim. Erdhën lojtarë të dëmtuar, i dërguam në shtëpi, i kemi pyetur si jeni, na janë përgjigjur 'mirë, mirë', e pamë që nuk ishin mirë, i dërguam në shtëpi. Respekt për popullin dhe federatën. Nuk jam diktator, por kur bëhet fjalë për ekipin Kombëtar, bëhet fjalë për respekt. E kam të thjeshtë të marr lekët, të rri ulur dhe të drejtoj lojtarët, por jo, duhet rezultat", ka thënë ndër të tjera Panuçi në Konferencën për media mbajtur pak minuta më parë.