Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Guardiola jep lajmin "bombë": Kurrë më te Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola jep lajmin "bombë": Kurrë më te Barcelona

Pep Guardiola thotë se nuk do të rikthehet kurrë te Barcelona. Trajneri i Manchester City është përfolur si një prej pasardhësve të Luis Enrique i cili do të largohet në fund të sezonit. Guardiola ka menaxhuar Barça-n në vitet 2008 – 2012 – e cila është një nga periudhat më të suksesshme të klubit. Por ai i ka thënë gazetarëve se nuk do të rikthehet në “Camp Nou” dhe mbetet plotësisht i fokusuar për të çuar City-n përpara. “Kurrë më,” shprehet Guardiola mbi një rikthim të mundshëm. “Periudha ime te Barcelona ka përfunduar.”

Guardiola po fliste në prag të sfidës së Qytetarëve në Champions League ndaj Monaco. City ka një avantazh prej dy golash por francezët nuk i kanë humbur shpresat pasi kanë shënuar tre herë te porta e City në ndeshjen e parë. Spanjolli ka nxitur lojtarët e tij të harrojnë sfidën e parë dhe ta trajtojnë si një ndeshje të re dhe të dalin në sulm për të shënuar. “Do të ishte një gabim i madh nëse do të mendonim se çfarë kemi bërë duke harruar se çfarë duhet të bëjmë,” shprehet Guardiola. “Dua të shoh ekipin tim që të sulmojë që nga minuta e parë. Duhet të shënojmë gola. Monaco është një ekip fantastik.”

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga