Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Prezantohet te City, Guardiola kërkon të fitojë çdo ndeshje

Shkruar nga NEWSPORT
Prezantohet te City, Guardiola kërkon të fitojë çdo

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se do të sjellë argëtim në stadiumin Etihad, pas prezantimit për media dhe tifozët për herë të parë.

Spanjolli, që u largua nga Bayerni për të marrë përsipër Cityn, thotë se është krenar që iu bashkua Cityt dhe është i sigurt që do të ketë sukses me klubin e ri.

“Faleminderit për të gjithë që erdhët në shtëpinë time të re. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderoj Cityn për mundësinë e jashtëzakonshme që më dha. Jam i sigurt se do të kënaqemi”, ka thënë Guardiola në prezantim.

“E kam dëshmuar veten te Barcelona dhe në Gjermani dhe dua t’ia dëshmoj vetes këtu me stafin tim se çfarë lojtarë të mahnitshëm ka City. Dua të provoj dhe të fitoj çdo ndeshje, për Cityn që të luajë në një mënyrë që do t’i bëjë krenarë njerëzit”.

Guardiola ka fituar katër tituj të ligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve gjatë kohës sa ishte te Barça, ndërsa me Bayernin fitoi tre tituj rresht në Bundesligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga