Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Përmbysje, karton i kuq dhe “benjamini” i ri për tifozët! Manchester United “nënshtron” londinezët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje, karton i kuq dhe “benjamini” i ri për
Manchester United

Trajneri Michael Carrick e ka “transformuar” Manchester United në pak kohë. Edhe pse i mori “Djajtë” në një moment të vështirë gjatë janarit të këtij vitit, Carrick e ka rikthyer United në një “makth” për rivalët në Premier League.

“Viktima” e radhës ishte Crystal Palace, e përfunduar 2 – 1 për 20 herë kampionët e Anglisë. Pjesa e parë u mbyll me epërisnë e londinezëve, aty ku vendosi goli i Lacroix (minuta e 4-të).

Përmbysja e madhe erdhi në pjesë e dytë. Në minutën e 56-të, autori i golit Lacroix u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Manchesteri barazoi përmes penalltisë me Bruno Fernandes.

Sulmuesi i momentit te United Benjamin Sesko, shënoi për 2 – 1, minuta e 65-të. Sulmuesi slloven po dëshmon pas çdo ndeshje se është “vrastar” para portës mike. Pas 28 javësh në Premier League, Manchester United mban vendin e 3-të me 51 pikë, 10 më pak se Arsenali kryesues.     

Goli i Bruno Fernandes

Poll

Lexo gjithashtu