Chelsea - Burnley
Pas barazimit zhgënjyes kundër Leeds, Chelsea ditën e sotme nuk ia doli të mposht as Burnley në “Stamford Bridge”. Golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi brazilian Joao Pedro, minuta e 4-të.
Në minutën e 72-të, mbrojtësi francez Wesley Fofana u largua nga fusha me karton të kuq, duke i lënë me 10 lojtar “blutë” e Londrës. Në “frymën e fundit”, sulmuesi i Burnley Flemming barazoi, duke i hequr fitoren nga “duart” skuadrës londineze.
Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja nuk ishtë i disponueshëm për këtë ndeshje, shkak problemet fizike. Pas 27 javësh në Premier League, Chelsea grumbullon 45 pikë, vendi i 4-të, ndërsa Burnley i parafundit me 19 pikë.
Poll
