Manchester United
Manchester United ka triumfuar mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Everton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Hill Dickinson Stadium”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm për Manchester United dhe të vetmin e kësaj sfide, e shënoi sulmuesi “gjigant” nga Sllovenia, Benjamin Sesko. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71’, pas një asisti të marrë nga Mbeumo.
Kështu, “Djajtë e Kuq” kapin zonën Champions, duke u ngjitur në vendin e katërt me 48 pikë. Në krahun tjetër me 37 pikë të grumbulluara, mbeten në vendin e 9-të.
Goli i Sesko (Everton 0-1 Man United)
Poll
