Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, me palët që nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre. lideri i “Djajve” padiskutim që do të lërë një “boshllëk” në skuadër dhe për këtë është mjaft i vetëdijshëm dhe i bindur trajneri Michael Carrick.
Timonieri i anglezve ka pranuar se do të jetë shumë e vështirë për të zëvendësuar Casemiron. Kjo pasi roli i tij në mesfushë, por edhe me detyra mbrojtësi është e vështirë të gjesh një tjetër me të njëjtat karakteristika.
“Po, mirë, dëgjoni, është një pozicion i rëndësishëm. Pa qenë i njëanshëm, padyshim si ish-mesfushor, por mendoj se është një rol shumë i rëndësishëm për të lidhur gjithçka bashkë.
Aty je i lidhur me gjithë ekipin, dhe kjo ndonjëherë është emocionalisht, pak edhe mendërisht, duke treguar qetësi dhe kuptim të lojës.
Case ka pasur ndikim të madh brenda grupit në këtë aspekt. Kështu që është diçka për të cilën jemi plotësisht të vetëdijshëm për të ardhmen, pa dyshim”, ka përfunduar Carrick.
Ndërkohë kujtojmë se United në këtë sezon mban vendin e 5-të me 45 pikë. Siç dihet synimi kryesorë i “Djajve” është në përfundojnë kampionatin në “top-4”-she, gjë e cila do t’iu siguronte pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri.
