Të gjithë shpresuam se Anglia do të arrijë të mundë Sllovakinë, por kjo nuk ka ndodhur, duke bërë që shpresat për natën e sotme të bien për kuqezinjtë, duke pritur kështu edhe dy netët e tjera të fazës së grupeve. Sa i përket Uellsit, ‘shpartallon’ Rusinë dhe merr vendin e parë në grupin B. Kështu, veç fitores e cila i gëzon pa masë “Dragojtë”, ata tashmë do të kenë Shqipërinë si kundërshtar të mundshëm për fazën e 1/8-ave.
https://www.youtube.com/watch?v=u6khg7aPwic
Ndeshja - Në pjesën e parë Uellsi ka shokuar Rusinë, duke shënuar dy gola. Skuadra e Leonid Slutksit nuk ka mundur të rezistojë përballë skuadrës që udhëhiqet nga Bale, ndërsa është dorëzuar në minutën e 11, kur ka shënuar Ramsey dhe nëntë minuta më vonë është Taylor që çon rezultatin në 0-2. Të qetë uellsianët në këtë pjesë të parë, ndërsa mendojnë të ruajnë apo të thellojnë rezultatin në të dytën.
Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes uellsjanët kanë thelluar shifrat me Bale, ndërsa kanë hipotekuar edhe kreun e grupit B, ku presin që pas pak ditësh të mësojnë se me kë do të ndeshen, por gjasat janë që Shqipëria të jetë kundërshtari i tyre në fazën e 1/8-ave.
Rusi – Uells 0-3
Shënues: Ramsey 11', Taylor 20', Bale 67'
Rusia: Akinfeev, Smolnikov, Ignashevich, Glushakov, Kokorin, Smolov, Mamaev, V. Berezutski, Shirokov, Dzyuba, D. Kombarov. Trajner: Leonid Slutski
Skema:4-2-3-1
Uellsi: Hennessey, Gunter, N. Taylor, Davies, Chester, A. Williams, Allen, Ramsey, Bale, Ledle, Vokes. Trajner: Chris Coleman
Skema: 5-3-2
Gjyqtarë: Jonas Eriksson, Mathias Klasenius, Daniel Wärnmark (Suedi)
Kartonë të verdhë: Vokes 16'
[caption id="attachment_7338" align="aligncenter" width="987"] Sllovaki - Angli[/caption]
Ndeshja - Anglia nuk po del dot te goli, ndërsa Sllovakia e Hamshik po mbrohet mirë, madje krijon kundërsulme të shpejta duke vënë në vështirësi anglezët. “Tre luanët” kanë bërë ndryshime rrënjësore në formacion, pasi kanë siguruar pjesëmarrjen në 1/8-at, duke lënë në stol Uejn Runin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me rezultat që i shkon më së miri Sllovakëve, të cilët ruajnë pozitat për kualifikim.
E nis me zëvendësime Roy Hodgson pjesën e dytë, në mënyrë që të gjejë golin sa më shpejtë, por sllovakët mbrohen mirë dhe nuk pësojnë, duke siguruar edhe ata një gjysëm bilete për fazën e 1/8-ave. Kështu, takimi përfundon 0-0, por anglezët humbin kreun.
Sllovaki – Angli 0-0
Sllovakia: Kozáčik, Pekarík, Škrtel, Ďurica, Weiss, Duda, Hubočan, Hamšík, Kucka, Mak, Pečovský. Trajner: Ján Kozák
Skema: 4-3-3
Anglia: Hart, Cahill, Smalling, Lallana, Vardy, Clyne, Henderson, Sturridge, Dier, Wilshere, Bertrand. Trajner: Roy Hodgson
Skema: 4-3-3
Gjyqtarë: Carlos Velasco Carballo, Roberto Alonso,Juan Yuste (Spanjë)
Kartonë të verdhë: Peçvsky 24'