Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Grupi A zbret në fushë, 6 ndeshje luhen në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Grupi A zbret në fushë, 6 ndeshje luhen në Kategorinë e

Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 5-të të saaj, teksa në fushë do të zbresin ekipet e grupit A. plot 6 sfida do të luhen në orën 14:00, teksa 12 ekipet do të synojnë 3 pikët në javën e 5-të.

Murlani do të presë Besëlidhjen në një duel mjaft interesant mes tyre. Lezhjanët janë favoritë, teksa kërkojnë kreun e renditjes. Sopoti i vendit të dytë do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Shënkollin, ndërsa Valbona lidere e këtij grupi pret Gramshin e vendit të 4-të.

Një duel “kokë më kokë” për mbijetesën është sfida mes Albanëve dhe Adriatikut, ndërsa me interes pritet edhe debutimi i Rraman Hallaçit te Iliria. Kjo e fundit do të ketë përballë Tërbunin, teksa sfida e fundit është mes Naftëtarit dhe Veleçikut.

Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Dytë:

Murlani - Besëlidhja

Shënkolli - Sopoti

Valbona - Gramshi

Albanët - Adriatiku

Iliria - Tërbuni

Naftëtari - Veleçiku

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga