Kukësi do të luajë ditën e hënë sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës. Një "finale" e parakohshme mes dy skuadrave që mund të vendos fatet e sezonit. Verilindorët janë 9 pikë larg Tiranës së vendit të parë dhe kërkojnë të çojnë në -6 distancën.
Trajneri Orges Shehi sëbashku me skuadrën ka nisur menjëherë stërvitjen për të përgatitur këtë takim dhe sot në mbrëmje do të zhvillojnë stërvitjen e fundit e më pas grumbullim në Elbasan. Një ndryshim axhende për Kukësin që edhe pse stërvitet dhe do të luajë në Tiranë ka vendosur që të grumbullohet në qytetin e Elbasanit.
Një mënyrë për të mbajtur grupin e bashkuar nga stafi teknik pasi kjo është një ndeshje mjaft delikate. Kukësi në këtë takim nuk do të ketë të gatshëm Shkurtajn, Cooper dhe Obanor ndërsa mbetet për t'u parë se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit Shehi.
