Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Priten shpresat për tifozët italianë, presidenti Gravina jep lajmin e keq

Shkruar nga NEWSPORT
Priten shpresat për tifozët italianë, presidenti Gravina jep

Nuk ka dritë në fund të tunelit për tifozët e Seria A. Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka bërë me dije që ata s'do të mund të jenë të pranishëm për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

Seria A ka konfirmuar datat për sezonin e ri, që do të nisë në 19 shtator dhe do të përfundojë në 23 maj të vitit të ardhshëm.

"Ne kemi punuar shumë në këto ditët e fundit për krijimin e një protokoll si bazë për nisjen e sezonit të ri. Ne jemi shumë të shqetësuar, por në të njëjtën kohë jemi të përkushtuar në propozimin e zgjidhjeve për autoritetet tona, direkt ose indirekt përmes Komitetit Shkencor dhe Teknik.

Ne jemi të sigurt se ne do t'i rihapim stadiumet nëse e lejon situata shëndetësore këtë, por më duket tejet optimiste ta mendojmë këtë që nga dita e parë", ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga