
Tirana dhe Teuta do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Air Albania”, takim i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiore dhe që starton në orën 17:00.
Një duel që fitorja vlen më shumë se 3 pikë, pasi durrsakët kërkojnë të largohen nga zona e ftohtë, ndërsa nga krahu tjetër kampionët i duan për titullin.
Orges Shehi ka “luksin” e zgjedhjeve në këtë sfidë, ndërsa do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.
Nga krahu tjetër Artan Jazxhi ka shlyer pezullimin me kartonë dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë, teksa Goxha dhe Karabeci do ta nisin nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Haxhiu, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Hila, Lushkja; Hasani, Nikqi, Patrick. Trajner: O.Shehi
Teuta (5-3-2): Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kouros, Gjinollari; Beqja, Kallaku, E.Vila; L.Vila, Gruda. Trajner: E.Martini