
Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion teksa mposhti 2-1 Egnatian me përmbysje falë dygolëshit të Kristal Abazajt dhe shkon +5 pikë nga Partizani. Pas ndeshjes, pikërisht heroi i ndeshjes, Kristal Abazaj do të jepte intervistën e tij për mikrofonin e Oversport.
Ishtë një fitore shumë e rëndësishme. Përsa i përket goalve jam shumë i kënaqur, falenderoj ekipin pasi golin e dytë e shënoi ekipi jo Abazaj. Aleksi e nisi topin, Lushkja vrapoi unë e bëra me portë bosh. Kundërshtari ka meritat e veta por ne jemi Tirana dhe hyjmë për fitore.
Se kemi menduar fare derbin me Partizanin. Duhet të rikuperojmë lojtarët dhe e kemi mendjen te ndeshja e rradhës. Tani besoj se e kam një eksperiencë mbi shpatulla. Kam luajtur në qendër edhe në Turqi dhe nuk ishte një problem për mua. Festimi i golit të parë me Zenin. Ai ka qenë afër mua, më shumë rri me atë sesa me të dashurën.
Është një moment i vështirë me mua pasi kam vështirësi në lojë. Goditjet nuk i godas mirë pasi rrezikoj, jam në limite.