Xhuliano Skuka është lojtari i momentit te skuadra e Partizanit, dhe siç duket ka luajtur edhe ndeshjet e fundit me fanelën e kuqë. Sulmuesi dibran ishte vendimtarë me golin e tij në derbi, duke i dhuruar të kuqve fitoren e parë në “Air Albania” ndaj Tiranës. Një gol sigurisht që ishte i veçantë edhe për vetë lojtarin, pasi në një ndeshje të nivelit të tillë i rrit edhe më shumë vlerat vetës.
Padyshim se ky realizim nuk kishte si të shpëtonte nga syri i skautëve të huaj, të cilët ishin prezent në shkallët e stadiumit për të parë nga afër Skukën. Drejtori sportiv i Hellas Verona nën shoqërinë e Dritan Dervishit mësohet se janë takuar me presidentin Gaz Demi, ndërsa i ka bërë ofertë zyrtare kreut të klubit për shërbimet e sulmuesit dibran.
Shifrat e ofertës nuk janë ende të ditura, por mësohet se pa u menduar Demi ka refuzuar, pasi ai ka theksuar se Partizanin tenton titullin kampion dhe Skuka është pjesë e rëndësishme e këtij misioni. Nga krah tjetër ekipi italina këmbëngul që të sigurojë shërbimet e sulmuesit që në merkaton e janarit, me negociatat që vazhdojnë ende mes palëve.