
Edin Dzeko dhe Interi janë në rrugën e duhur për të gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së sulmuesit e cila skadon këtë qershorë. Paraqitja e boshnjakut në EuroDerby ka bindur drejtuesit zikaltër për të mos e lënë të lirë një bomber me eksperiencë që garanton të paktën 10 gola në sezon.
Sipas Tuttosport, të dyja palët kanë dëshirën për të zgjatur martesën dhe mundësia është që t’i ofrohet një kontratë e re por me një rrogë më të ulët. Dzeko këtë sezon numëron 14 gola dhe 5 asiste në 47 ndeshje në të gjitha garat duke nisur si titullar 50% të ndeshjeve.
Poll