
Sulmuesi 19-vjeçar i huazuar nga Interi te Peskara flet hapur për objektivat e tij te klubi i sapongjitur në Serinë A. Në një prononcim për mediat italiane, Manaj ka folur mbi fillimet e aventurës së tij te Peskara.
“Jam i lumtur që ndodhem këtu, jemi një grup i ri futbollistësh por në të njëjtën kohë një skuadër shumë e fortë, djemtë nuk ndihen të plotësuar dhe kanë shumë dëshirë për të bërë mirë edhe në Serinë A. Impresionet e para janë me të vërtetë positive. Trajneri Oddo në ndeshjet miqësore po më provon si sulmues të parë dhe objektivi im është të realizoj sa më shumë gola, se sa nuk mund tua them”, tha Manaj.
Shqiptari te Peskara zuri vendin e sulmuesit të larguar drejt Milanit, Xhanluka Lapadula.