Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Noeli 13 vjeçar kërkon ndihmë, hapet "GoFundMe" për t’i shpëtuar jetën futbollistit të Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT
Noeli 13 vjeçar kërkon ndihmë, hapet "GoFundMe"
Noel Cura

Noel Cura, futbollisti i Apolonisë së Fierit po kalon një moment të vështirë. Vogëlushi 13 vjeçar po lufton me jetën, pasi është diagnostikuar me tumor në kokë dhe ka nevojë urgjente për kurim jashtë Shqipërisë.

Familja kërkon ndihmë nga shqiptarët, që kurimi i tij jashtë shtetit shqiptar të bëhet i mundur. Ndërkohë që është vetë klubi i Apolonisë që i ka dhënë zë këtij rasti, duke bërë thirrje për ndihmë edhe në rrjetet sociale.

Reagimi i Akademisë së Klubit Apolonia:

Noel Cura, 13-vjeçari futbollist i Akademisë FK Apolonia, po përballet me një tumor agresiv në kokë. Ai ka nevojë për një ndërhyrje urgjente jashtë vendit, por kostot janë të papërballueshme për familjen e tij. Të gjithë në Klubin Apolonia jemi me Noelin dhe familjen e tij në këtoo çaste të vështira dhe lutemi për të. Jemi besimplotë që Noeli do e kalojë këtë sëmundje dhe do jetë me ne përsëri. Shërim të shpejtë Noel! Nga lojtarët, trajnerët dhe të gjithë punonjësit e Klubit FK Apolonia!

Noeli 13 vjeçar kërkon ndihmë, hapet "GoFundMe"
Reagimi i Akademisë së Klubit Apolonia:

Gjithashtu në ndihmë të Noelit ka ardhur edhe këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri. Ky i fundit ka treguar me hollësi proceduar se si dhe ku mund të ndihmojnë shqiptarët për kurimin e 13 vjeçarit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga