Edhe pse Partizani ishte hedhur në sulm për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Nikola Durdiç që vitin e shkuar, planet nuk kanë shkuar siç ishin planifikuar, pasi lojtari nuk i besoi kampionatit shqiptar, por preferoi të udhëtonte në Danimarkë te Randers.
Së fundmi mësohet se, "Demat e Kuq" kanë lëvizur sërish për arritjen e marrëveshjes në merkaton e janarit me ishin e Partizanit të Beogradit. Një sulmues "pykë" për të kuqtë dhe kjo tashmë është thuajse zyrtare. Edhe pse Durdiç ka një kontratë deri në verën e vitit 2019-të me Randersin, nuk ka më dyshime. Për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin serb është vënë në lëvizje vetë drejtori i ri i klubit, Olsi Rama, i cili e cilëson të sigurt afrimin e 31 vjeçarit te Partizani në muajin janar.
[gallery columns="1" size="full" ids="180961"]