
Gilman Lika pritet të firmosë sot kontratën e re me Vllazninë. Kapiteni dhe njëri prej emblemave të ekipit duket se ka gjetur akordin me sponsorin Xhaferi për të vijuar me kuqeblutë. Lika prej kohësh u lidh me një kalim në Kosovë ose një rinovim, teksa në ditën e parafundit të merkatos mund të vendoset gjithçka.
Më herët, për newsport.al Lika u shpreh se palët nuk kishin rënë dakord për pagën, ndërsa tani duket se gjithçka është tejkaluar. Në orët në vijim Vllaznia do zyrtarizojë edhe marrëveshjen, me kuqeblutë që kanë bërë 16 afrime këtë merkato.
Poll