Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Goditi arbitrin Hamiti, arrestohet Naim QARRI

Shkruar nga NEWSPORT
Goditi arbitrin Hamiti, arrestohet Naim QARRI

Arrestohet presidenti i KamzësNaim Qarri pasi ka hyrë në fushën e lojës dhe ka gjuajtur arbitrin kryesor të ndeshjes Eldorian Hamiti, raporton ekskluzivisht newsport.al.

Ditën esotme është luajtur ndeshja mes Kamzës dhe Laçit që ka përfunduar në shifrat 1-1. Në fundin e takimit, situata ka degraduar dhe tifozët kanë hyrë në fushën e lojës, e kanë goditur arbitrin Eldorian Hamiti, ku mes tyre ka qenë edhe Qarri.

Mbetet për t'u parë në vazhdim si do të vijojë kjo çështje, pasi theksojmë që është shumë e rëndë që një president i klubit të vijë nga tribuna e stadiumit, të futet në fushën e lojës dhe të gjuajë arbitrin kryesor të ndeshjes.

Janë luajtur 24 javë të Superiores këtë sezon dhe kjo është hera e parë që një president të arrestohet. Më tej çështja do të rëndohet më shumë edhe për faktin se këtë sezon, për herë të parë ka hyrë në fuqi ligji që policia të jetë jashtë stadiumit. Mirëpo, në këto kushte, kur po i afrohemi përfundimit të kampionatit, saktësisht 12 javë nga fundi, situata javë pas javë duket sikur po përkeqëaohet dhe tribunat po "ndizen".

(Kujtojmë 2 javë më parë në "Selman Stermasi" në ndeshjen mes Partizanit dhe Flamurtarit ku u dhunua fotografi i vlonjatëve). Kësisoj tashmë do të hapet një debat shumë i madh për t'u rikthyer përsëri policia në stadiume, në mënyrë që të jetë e gatshme të ndërhyjë në moment, pasi në të kundërt mund të shohim situata ndoshta edhe më të rënda si kjo e sotmja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga