
Sot, do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në Ballsh, Bylis pret Tiranën, ndërsa në Elbasan, Kukësi do të përballet me Teutën. Për këto dy sfida, Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur dy arbitra që mbajnë stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën dhe Eldorian Hamitin, të cilët do të "ndajnë drejtësi" respektivisht në Ballsh dhe Durrës.
Kujtojmë që ndeshja Bylis - Tirana do të luhet në orën 17:45 në stadiumin "Adush Muça", ndërsa takimi Kukësi - Teuta është programuar të zhvillohet në orën 20:45 në impiantin "Elbasan Arena". Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 15 korrik për të përcaktuar verdiktin përfundimtar të finales.
Poll