Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjyqtari i vitit, ja cili fiton garën e më të mirit në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT

Janë kontestuar shumë edhe në këtë sezon nga drejtuesit e klubeve të Superligës, por në fakt, paraqitjet e gjyqtarëve shqiptarë janë përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitet e shkuara.

Gjithsesi, punë pa gabime nuk ka, si në çdo fushë tjetër të jetës, ndërsa e rëndësishme është që të gabohet sa më pak.

Newsport.al bën një përzgjedhje të arbitrave më të mirë, në bazë të paraqitjeve të tyre në këtë pjesë të parë të sezonit, ndërsa në vend të parë është Enea Jorgji.

Ka gjykuar disa nga ndeshjet më të forta të kampionatit dhe ka gabuar më pak se të tjerët.

Në vend të dytë është Kridens Meta. Nuk është kontestuar në këtë sezon, ndërsa dje në sfidën Skënderbeu-Partizani pati një performancë të shkëlqyer.

Lorenc Jemini është kontestuar së tepërmi, duke bërë disa gabime në ndeshje të caktuara, ashtu si Andi Koçi. Ky i fundit, penalizohet më shumë nga gafa që bëri në Pogradec, kur i drejtoi dy kartonë të verdhë Mehmetit të Apolonisë, por nuk i dha karton të kuq.

[caption id="attachment_67819" align="alignleft" width="300"]1 Dje gjate takimit Skenderbeu-Partizani 1-2, gjyqtaret, nga e majta ne te djathte Juxhin Xhaja, Ridiger Cokaj, Kridens Meta, Ermal Barushi, Eldorian Hamiti[/caption]

Gjyqtarët e tjerë kryesorë, janë aty-aty me njëri-tjetrin.

Për sa u përket asistentëve, Ermal Barushi dhe Rejdi Avdo kanë qenë më të përzgjedhurit në sfidat e rëndësishme të dy fazave të para të Superligës, duke treguar super performance, çka tregon se besimi në aftësitë e tyre është më i lartë se te kolegët e tjerë të tyre.

Treshja e gjyqtarëve më të mirë në pjesën e parë të Superligës:

-Enea Jorgji (kryesor), Ermal Barushi, Rejdi Avdo (asistentë).

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga