
Stadiumi "Loro Boriçi" nuk është inaguruar zyrtarisht, por një mënyrë paksa të veçantë. Gjyqtari i futbollit Albano Stolaj i ka dhënë fund beqarisë në këtë impiant të sapo rikonstruktuar. Një mënyrë e bukur kjo për të zgjedhur të kurorëzosh martesën në një stadium, ashtu siç ka bërë edhe gjyqtari Stolaj, teksa ushtron profesionin e tij nëpër këto stadiume. Siç duket gjyqtari ka zgjedhur dëshmitarin e martesës së tij, pikërisht impiantin "Loro Boriçi". Edhe veshja e tij është veçantë teksa ka veshur edhe këpucët e tij që përdor gjatë ndeshjeve.
Albano Stolaj është gjyqtar i Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Parë në kampionatin shqiptar, ku ka gjykuar deri tani 11 ndeshje.
[gallery size="full" columns="1" ids="18066"]