Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjykojn takimet e Superligës, ja sa miliona marrin arbitrat në sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Gjykojn takimet e Superligës, ja sa miliona marrin arbitrat në sezon

Përmes futbollit lëvizin dhe rigjenerohen goxha të ardhura. Sikundër e dini dhe jeni të informuar futbollistët marrin shuma të mëdha parash për të mos thënë marramendëse.

Edhe në Shqipëri është rritur ndjeshëm niveli i lojës dhe i pagesave të lojtarëve.

Por a ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend se sa mund të paguhet një gjyqtar i cili është për plot 90 minuta i pranishëm në fushën e lojës duke drejtuar ndeshje nga më e thjeshta te ajo më delikatja?

Superspot në një speciale ka bërë llogaritë se sa paguhet një arbitër që gjykon ndeshje në Superligë apo ndonjë ndeshje ndërkombëtare.

Një gjyqtar paguhet plot 45.000 lekë të reja vetëm për një ndeshje të gjykuar në Superligë.

Ndërsa nëse gjykon një ndeshje në nivel ndërkombëtar, arbitri paguhet vetëm 220 euro.

Me një llogari të thjeshtë nëse një gjyqtar i cili gjykon plot 20 takime në vit në Kategorinë Superiore, të ardhurat e tij në një vit do të jenë 900.000 lekë të reja.

Ndërsa nëse gjykon të paktën 8 takime ndërkombëtare, shifra që përfiton është plot 1760 euro. Në total një gjyqtar i Superligës fiton 1.137.600 lekë të reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga