Tirana – Dinamo Batumi në ‘Air Albania’ ishte një sfidë ‘e tensionuar’ taktikisht teksa të dy ekipet studionin me detaje njëri-tjetrin nga minuta në minutë. Dy ekipe të barabarta në fushën e lojës që prodhuan edhe një rezultat të barabartë për atë çka dhanë në tapetin e gjelbërt.
Kualifikimi është i gjithi i hapur për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Gjeorgji më 20 korrik në orën 19:00. UEFA e vlerësoi maksimalisht këtë përballje teksa në ‘Air Albania’ vendosi të gjykonte një arbitër i Premier League, Robert Jones.
Këtë të kthimit, Sektori i Gjykimit në UEFA e vlerëson akoma më shumë teksa emëron një nga gjyqtarët më të mirë në futbollin botëror. Fabio Maresca, bilbili i Serie A do të vendosë drejtësinë në Gjeorgji. Maresca ka një CV mjaft të pasur teksa ndeshja e fundit ‘BIG’ ishte ajo mes Milanit dhe Interit në Superkupën e Italisë, të fituar nga zikaltërit 0-3.
[caption id="attachment_700422" align="alignnone" width="641"] Fabio Maresca/ ©Serie A[/caption]