Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjumsi dhe Lushkja njëzëri: Ndihmojmë ekipin për titullin kampion. Mesfushori: Bëra gjënë e duhur që zgjodha Tiranën para Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjumsi dhe Lushkja njëzëri: Ndihmojmë ekipin për titullin

Tirana mposhti Teutën me rezultatin e pastër 3-0 në Elbasan duke qenë thuajse e sigurtë në finalen e Kupës. Golat e Hasanit, Lulajt dhe Lushkjes hodhën KO durrsakët dhe i japin një frymëmarrje trajnerit Shehi për sfidën e kthimit. Pas ndeshjes, autori i golit të tretë Lushkja dhe sulmuesi Gjumsi, folën për Oversport.

Regi Lushkja: Fanella e Tiranës është e rëndë, edhe numri 10. Besoj se po e justifikoj ndeshje pas ndeshje, shpresoj të marim rezultatet e duhura. Në fillim kisha përshtatje të ngadaltë por tani ndihem mirë. E rëndësishme është t’i marrim ndehsjet një e nga një dhe të fitojmë për të arritur objektivat e ekipit.

Kanë mbetur ehde pak ndeshje dhe duhet të luftojmë për të fituar trofetë. Duhet të jap akoma më shumë sepse unë i di cilësitë e mia. Në ndeshjet që kanë mbetur shpresoj të jema akoma në rritje pasi kam akoma më shumë për të dhënë për Tiranën.

Zgjedhaj e Tiranës para Partizanit? E bëra zgjedhjen pasi ashtu e ndjeva dhe besoj se kam bërë një zgjedhjen e duhur.

Aldi Gjumsi: U ndjeva mirë djathtas por më mirë ndihem majtas, trajneri më tha të luaj aty dhe e rëndësishme është të shërbejë për ekipin që të fitojmë tituj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga