
Vllaznia duket se e ka marrë veten nga dëmtimet dhe pezullimet që shqetësuan shumë trajnerin Ernest Gjoka javët e fundit. Shkodranët do përballen me Lushnjen në fundjavë. Në këtë takim Gjoka do të ketë në dispozicion disa prej titullarëve që kanë munguar ndeshjen e fundit.
Bëhet fjalë për dy lojtarët e repartit të mbrojtjes, Gocaj dhe Mersini të cilët kthehen sërish për të ndihmuar skuadrën në këtë periudhë të vështirë. Gjithashtu nën urdhrat e teknikut është vendosur edhe Renato Malota, i cili prej ditësh nuk ishte bashkuar me ekipin për shkak të probleme me shtetin lidhur me çështjen e pronave në Lezhë.
Poll