
Vllaznia do të presë sot në orë 17:00 Kukësin për të luajtur takimin e javës së 17-të të kampionatit. Ernest Gjoka do të vendoset sot përballë skuadrës që e nxori kampion vitin që lamë pas, por këtë herë me një tjetër mision, t'i mundë në shtëpi.
Nga ana tjetër, trajneri i verilindorëve, Peter Pacult është në delir. Tekniku është shprehur i kënaqur në daljet e tij publike lidhur me afrimet e reja. Sot, ai ka një dilemë lidhur me formacionin që do të hedhë në fushë. Në balotazh është Ymeraj me Ethemin dhe Dzaria me Shkodrën.
Nuk dihet ende se kush nga futbollistët në fjalë do të fitojë "luftën" për një vend si titullar. Pak orë para se skuadrët të zbresin në fushë, po ju paraqesim formacionet e mundshme të këtij takimi, që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Orelesi, Krymi, Lika, Vucaj, Sukaj;
Trajner: Ernest Gjoka
Kukësi: Koliçi, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Ymeraj, (Ethemi), Kale, Dzaria (Shkodra), Bakaj, Guri;
Trajner: Peter Pacult