
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Luftëtarit. E përmbysëm rezultatin dhe më pas u ndëshkuam në fund për shkak të një mos përqendrimi nga ana jonë.
Unë nuk i shoh penalltitë, e kam si huq këtë gjë. Nuk jam i kënaqur nga barazimi, sepse mund të merrja tri pikët kundër Luftëtarit.
Merkatoja? Nuk mund të jap tani përgjigje të saktë për merkaton. Megjithatë, di të them vetëm se Kukësi është në vend të parë dhe lojtarët që janë këtu meritojnë respekt maksimal dhe vlerësim gjithashtu.
Nëse do të na vijë ndonjë lojtar me më shumë cilësi se këta që kemi aktualisht, sigurisht që do ta mirëpresim”, tha trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka në Supersport.
Poll