Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjobë e majme dhe ndeshje pa tifozë për Kombëtaren, provokimet e polakëve me stola e shishe kokës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT

Hedhjet e sendeve në fushë nga tifozët e Kombëtares në sfidën Shqipëri 0-1 Poloni kanë bërë xhirron e botës. Pas golit të avantazhit të miqve në të 77 minutë, kuqezinjtë e tribunave nuk u përmajtën dot duke "mbytur" fushën me gota dhe shishe, çka bërë që arbitri francez Turpin të ndërpriste sfidën dhe të fuste skuadrat në dhomat e zhveshjes për disa minuta.

Veç këtyre pamjeve, dje në stadium kishte edhe një tjetër raelitet. Organizatorët kishin vendosur që tifozët miq, të cilët ishin më shumë se 1000 të vendosueshin në tribunat e katit të dytë të Air Albania, duke pështyrë, fyer dhe hedhur madje veç shisheve edhe stola mbi kokat e tifozëve kuqezinj. Në këto kushte, policia edhe pse me vonesë hyri në sektorin mik duke u përleshur me polakët.

Tifozët e Polonisë
https://twitter.com/i/status/1448022990873153536

Me situatën disi të qetësuar, miqtë kanë vijuar të hedhin sende të forta duke dëmtuar madje edhe fëmijë me shishe qelqi. Një tjetër e dhënë për mungesën e organizimit ishte edhe shitja e pijeve me shishe, në një kohë kur në çdo njoftim thuhej se në stadium nuk lejoheshin as monedhat, madje tifozëve iu hodhën në tokë ato.

Në sektorin e tifozëve kuqezinj kishte edhe flakadën, që i shpëtuan sigurisë dhe policisë. Hedhja e sendeve në fushë dhe flakadanët pritet t'i kushtojnë FSHF një gjobë të majme, që mund të kalojë 100 mijë euro, teksa e sigurt është se në ndeshjet e radhës si vendase, Kombëtarja do jetë pa tifozë.

https://twitter.com/i/status/1448207123884691458
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga