Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I gjithë grupi në Antalia, Edgar Çani në Romë, sulmuesi "bllokohet" në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
I gjithë grupi në Antalia, Edgar Çani në Romë,

Edhe pse Edgar Çani ishte blerja më e bujshme e verës për Partizanin, nuk ka rezultuar kështu, pasi provat po tregojnë se ish-sulmuesi i Kombëtares ka qenë një ndër dështimet më të mëdha të kësaj merkatoje në Superligë.

Dëmtimi në gju e ka penguar Çanin të japë më të mirën në fushën e blertë. Së fundmi, ai është detyruar të kryejë dhe një tjetër ndërhyrje në gju, këtë herë bëhet fjalë për një pastrim të gjurit e cila do ta mbajë largë ekipit për gati një muaj.

Nga stafi mjekësor, Çanit por dhe klubit të kuq i është sygjeruar që për këtë fazë përgatitore sulmuesi të mos i bashkohet pjesës tjetër të grupit në Antalia, por të qëndrojë në Romë, ku mund të stërvitet por mbi të gjitha është pranë klinikës ku zhvilloi ndërhyrjen për tu konsultuar për çfarëdolloj problemi me mjekët e klinikës.

Ende nuk dihet se kur Çani do të jetë gati, por nga ana e mjekëve të klinikës është dhënë garancia për "Demat e Kuq" se Çani do të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga